Jan
11
Written by:
admin
1/11/2012 4:12 PM
Edhe më pak se një vit na ndanë nga lansimi i veturës elektrike të BMW-s, modeli i3, ndërsa prodhuesi gjerman tashmë paralajmëron aplikacionin për telefona të mençur, me të cilin do të mund të manovrohet me këtë veturë të përparuar.
Për dallim nga programet e zakonshme, BMW përdoruesve do t’u mundësojë që të ndjeheni sikurse agjenti sekret 007. Përmes këtij aplikacioni, nga largësia do të mund të hapet dhe mbyllet vetura dhe të freskohet brendia para se të hyni në të. Po ashtu, çdo moment do të tregohet kapaciteti i mbetur i baterisë.
/zeri.info